Aktualitet

Protestuesit para Kryeministrisë, bie ndjeshëm pjesëmarrja

1 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Protesta studentore po vijon pasditen e sotme në ditën e 16-të, me studentët dhe gjimnazistët që vijojnë me thirrjet kundër qeverisë.

Foto nga burimi: FOTO-Protestuesit para Kryeministrisë, bie ndjeshëm pjesëmarrja

Protesta studentore po vijon pasditen e sotme në ditën e 16-të. Edhe këtë të martën, protesta nisi në Rrugën e Durrësit, ku pikërisht para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe gjimnazistët pjesëmarrës vijuan me thirrjet e tyre kundër qeverisë. Më tej, përmes marshimit, protestuesit iu drejtuan bulevardit “Deshmorët e Kombit”, për të u vendosur para Kryeministrit, ku poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama po kërkohej dorëheqja e tij. Pamjet tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve, që tanimë në orët e pasditen numërohen fare lehtë me sy. Siç vihet re, këtë të martën në bulevard janë vetëm një grup i vogël protestuesish. Prej më shumë se dy javësh, të rinjtë u përfshinë në protesta me episode dhune, por edhe situata përshkallëzimi, që e kthyen qendrën e Tiranës në një zonë kaotike.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.