Qeveria miraton paketën e re ligjore anti-dhunë, gjobë deri në 5 mln lekë dhe ‘listë të zezë’ për pjesëmarrjen në tubime të ndaluara!
Qeveria shqiptare ka miratuar paketën e masave kundër dhunës gjatë protestave, e cila përfshin ashpërsimin e gjobave, kufizime të përkohshme të tubimeve, krijimin e një regjistrë për personat e dyshuar për veprime të dhunshme dhe kontroll të reja në kufi.

Paketa e masave kundër dhunës, e cila vjen pas protestave të dhunshme të tetorit, përfshin një skemë kompensimi për bizneset e dëmtuara, ndërsa shteti do të kërkojë më pas kthimin e parave nga personat që identifikohen si përgjegjës për dëmet.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me ashpërsimin e gjobave për shkeljet gjatë tubimeve. Pjesëmarrja në një protestë të ndaluar do të ndëshkohet me gjobë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa mosbindja ndaj urdhrave të policisë për shpërndarjen e protestave mund të sjellë gjoba deri në 200 mijë lekë, në varësi të rrethanave. Në rastet kur personat që refuzojnë urdhrin e shpërndarjes kanë fshehur identitetin, gjoba mund të arrijë deri në 500 mijë lekë.
Edhe bllokimi i rrugëve gjatë protestave, kur pengon qarkullimin e automjeteve dhe nuk përben vepër penale, do të ndëshkohet me 5 mijë lekë për çdo person, për çdo ditë bllokimi, pavarësisht kohëzgjatjes së tij.
Ndryshimet u japin autoriteteve kompetente për të kufizuar ose ndaluar përkohësisht tubimet pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore. Në rastet kur ekziston një rrezik real, serioz dhe i afërt për dhunë ose dëmtime të renda të pronës, drejtuesi i policisë vendore, me miratimin e prefektit, mund të vendosë kufizime deri në 72 orë, me mundësi rinovimi vetëm një herë.
Paketa krijon gjithashtu të ashtuquajturat "zona të mbrojtura", ku përfshihen stacionet, terminalët, portet, aeroportet dhe hapësirat pranë institucioneve publike e objekteve të trashëgimisë kulturore. Në këto zona, policia mund të urdhërojë largimin deri në 48 orë të personave që kërcojnë tjerët, ushtrojnë dhunë ose dëmtojnë pronë. Ligji përcakton se kjo masë nuk mund të vendoset vetëm për shkak të pjesëmarrjes në një protestë paqësore.
Një tjetër vendim që ngre shqetësimet për të drejtat themelore është krijimi i një regjistrë të posaçmëve elektronik për personat e referuar në prokurori ose nën hetim për veprime të dhunshme gjatë protestave. Regjistri do të administrohet nga Policia e Shtetit dhe do të përmbyllë të dhënat identifikuese, procedurale dhe informacionet mbi veprimet e dhunshme të dokumentuara.
Sipas vendimit, Policia Kufitare do të ketë akses të kufizuar në këtë regjistrë dhe mund të refuzojë administrativisht daljen nga Shqipëria të personave për të cilët rezultojnë të dhëna konkrete për përfshirje në dhunë gjatë tubimeve, edhe nëse ndaj tyre nuk është vendosur një masë gjyqësore që ndalon largimin jashtë shtetit.
Kjo dispozitë ngre pyetje për raportin mes masave të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta. Vëçanërisht i rendësishëm mbetet fakti se masa mund të prekë persona që janë ende nën hetim dhe ndaj të cilëve nuk ka një vendim përfundimtar fajësie.
Në rastet kur personit nuk i ndalohet dalja nga vendi, vendimi parashikon që autoritetet shqiptare të njoftojnë autoritetet e shtetit të destinacionit për faktin se ai është referuar në prokurori. Policia do të njoftojë gjithashtu subjektet private që ofrojnë akomodim për personat ndaj të cilëve ka të dhëna konkrete për përfshirje në veprime të dhunshme dhe që janë referuar në prokurori.
Megjithatë, vendimi parashikon që nevoja për ruajtjen e të dhënave të rishikohet brenda 30 ditëve nga regjistrimi. Nëse prokuroria vendos të ndalë personin, ai do të ketë mundësi të kërkojë një shqyrtim të të dhënave dhe të provojë se është i pafajshëm.