Futbollistët e Atleticos dhe Realit shpërthejnë kundër ministrit spanjoll për aksidentin hekurudhor
Futbollistët Marcos Llorente, Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois kanë kritikuar aktivitetin e ministrit të Transporteve spanjoll, Óscar Puente, për përgjegjësinë e tij në aksidentin hekurudhor në Spanjë.

Futbollistët e Atleticos dhe Realit kanë shpërthejë kundër ministrit spanjoll për aksidentin hekurudhor në Spanjë. Marcos Llorente, Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois kanë kritikuar aktivitetin e ministrit të Transporteve spanjoll, Óscar Puente, për përgjegjësinë e tij në aksidentin hekurudhor.
Llorente ka shkruar në një postim në Instagram: "I dashur Óscar Puente, a nuk mendon se ka ardhur momenti të lësh menjane Twitter-in dhe të përqendrohesh te puna për të cilën të paguajmë?".
Ai ka lidhur drejtpërdrejt përgjegjësinë politike me sigurinë e qytetarëve që përdorin çdo ditë infrastrukturën publike. "Kur bëhet fjalë për jetën njerëzish, minimumi që mund të kërkohej nga një ministër Transportesh është përgjegjësi, seriozitet, siguri dhe respekt", ka thënë Llorente.
Por kritikat e futbollistit nuk ndalen këtu. Llorente ka sulmuar edhe mënyrën se si përfaqësuesit e institucioneve përfshihen në përplasje publike në rrjetet sociale, ndërkohë që qytetarët kërkojnë përgjigje për sigurinë e shërbimeve.
"Na ka ardhur në majë të hundës nga politikanët që duken më të shqetësuar për të fituar debate në rrjetet sociale, sikur të ishin 13-vjeçarë, sesa për të u përgjigjur siç duhet përgjegjësitë që kanë", ka shkruar futbollisti.
Në fund, Llorente i drejtohet sërish ministrit Puente me një mesazh edhe më ashpër. "Twitter-i nuk është puna jote. Puna jote është transporti publik, siguria dhe dhënja e llogarisë kur gjërat shkojnë keq. Deri tani, në këtë drejtim, je një katastrofë", ka përfunduar ai.
Mesazhi ka marrë mbështetjen e dy futbollistëve të Real Madridit, Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois, të cilët e kanë ripostuar reagimin e Llorentes. Kështu, kritikat ndaj ministrit kanë kaluar përtej rivalitetit sportiv mes Atleticos dhe Realit.
Ndërkohë, Real Madridi ka reaguar edhe zyrtarisht për aksidentin hekurudhor, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin me të plagosurit. "Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij me thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos", thuhet në deklaratën e klubit madrilen.
Klubi ka shprehur gjithashtu mbështetje për ekipet e emergjencës që ndërhyjnë pas aksidentit dhe për qytetarët që kanë humbur familjarët e tyre.