Vëllezërit Shpendi, një duel i veçantë në Itali: Cristian shënon supergol, Stiven bën autogol dhe del me të kuq
Vëllezërit shqiptarë Cristian dhe Stiven Shpendi u takuan në një ndeshje të Serie A në Itali, ku Cesena fitoi 2-1 kundër Empolit. Cristian Shpendi shënoi një gol spektakol, duke kaluar dy kundërshtarë dhe duke dërguar topin në rrjetë, por vëllai i tij Stiven bëri një autogol dhe u doli me karton të kuq.

Përballja mes Cesenës dhe Empolit prodhoi një duel të veçantë mes dy vëllezërve shqiptarë, Cristian dhe Stiven Shpendi. Ndeshja u zhvillua në Itali dhe përfundoi me një fitore 2-1 për Cesenën.
Cristian Shpendi shënoi një gol spektakol, duke kaluar dy kundërshtarë dhe duke dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi shqiptar mori topin pranë mesit të fushës, shpërtheu në sprint, kaloi dy kundërshtarë dhe me një goditje të saktë me të majtën dërgoi topin në rrjetë, pa i dhënë mundësi reagimi portierit të Empolit.
Por ndërsa Cristiani u kthye në protagonist për Cesenën, vëllai i tij, Stiveni, përjetoi një ndeshje krejtësisht tjetër. Fillimisht ai dërgoi aksidentalisht topin në portën e skuadrës së tij, ndërsa në minutat e fundit mori karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme.
Pas përfundimit të ndeshjes, Cristian Shpendi foli për golin e tij, të cilin e krahasoi me realizimet e trajnerit Alessandro Diamanti.
“Krahasimi me trajnerin më kënaq, por ai ka shënuar shumë më shumë gola se unë. Jam shumë i lumtur që realizova një gol të bukur, por mbi të gjitha për fitoren. Ishte e rëndësishme të riktheheshim te rezultatet pozitive dhe e bëmë në mënyrën më të mirë të mundshme, përpara tifozëve tanë”, tha sulmuesi shqiptar.
Cristiani komentoi edhe periudhën pa gola, duke theksuar se për një sulmues rëndësia ka mënyra se si reagon pas momenteve të vështira.
“Për një sulmues që jeton me golin, periudha të tillë mund të ndodhin gjatë sezonit. E rëndësishme është të dish të reagosh. Jam i lumtur që arrita të shënoj, por mbi të gjitha rëndësia ka skuadra. Shiriti i kapitenit? Është gjithmonë kaqnaqësia ta mbaj dhe një nder i madh për mua. Megjithatë, ai i përket Coff-it”, deklaroi Shpendi.
Në fund, sulmuesi i Cesenës u ndal edhe te paraqitja e vëllait të tij, Stivenit, duke komentuar kartonin e kuq që mori në fundin e ndeshjes.
“Stiveni? Kartoni i kuq ia njollosi paraqitjen, sepse padyshim që nuk e bëri me qëllim. Ai duhet të dijë të reagojë ndaj këtij momenti që po kalon”, tha Cristian Shpendi.
Kështu, përballja mes dy vëllezërve shqiptarë përfundoi me një kontrast të fortë: Cristiani shënoi dhe festoi fitoren me Cesenën, ndërsa Stiveni e mbylli ndeshjen me një autogol dhe një përjashtim nga fusha.