Ekonomi

Rama ka nisur të tërhiqet përballë studentëve, pa protestat nuk do të ndryshonte politikën ekonomike

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Analisti Ilir Kulla deklaroi se protesta studentore ka nisur të japë rezultatet e para dhe se kryeministri Edi Rama ka nisur të reflektojë përballë presionit të të rinjve.

Foto nga burimi: Ilir Kulla: Rama ka nisur të tërhiqet përballë studentëve, pa protestat nuk do të ndryshonte politikën ekonomike

Sot Rama ka prezantuar një paketë fiskale. Derisa të bëhet ligj ka kohë, domethënë besoj që rrugës edhe do të mund të mendohen disa gjëra. Në të cilën Rama ka reflektuar terësisht politikën e tij ekonomike aktuale. Pra, ka filluar të adresojë, nuk e di pse apo nga, por ka filluar të adresojë një pjesë të shqetësimeve reale që ka vendi, ku kryefjala është inflacioni. Tani, a do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, këtë nuk e di. Por një gjë e kam të qartë: po të mos kishte qenë për protestat, ai nuk do të kishte mbajtur atë fjalë që mbajti sot dhe nuk do të kishte reflektuar atë kthesë në politikën ekonomike dhe fiskale të vendit. Së dyti, një pjesë e gjërave që ndodhen, përshirë edhe plagosjen e Erjon Vishkullit dhe dërgimin e tij në Itali, ku sot erdhi lajmi që e ka kryer operacionin me sukses, sepse i rrezikohej jeta, ka bërë që policia e tij të qetësohet. Sidomos në çështjen e përdorimit të armëve me fishekë gome, të cilët çdo njeri që ka një njohuri minimale të balistikës e di që janë po aq të rrezikshëm sa fishekët e vërtetë, nëse godasin pjesë të trupit që rrezikojnë jetën. Kështu që, nëse në njërin anë kemi protestën që vazhdon, sigurisht jo me numrat e së shtunës apo të ditëve të mëparshme, në anën tjetër kemi fillimin e një kthesë. Pra, kur them kthesë reale, e kam fjalën për adresimin e një pjesë të shqetësimeve që janë thelbësore, që de facto është ekonomia.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.