AGSH: Të nisin hetimet për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dokumentuar 51 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë protestave studentore të nisura në 13 tetor.

Përfaqësuesi i AGSH-së, Isa Myzyraj ka kërkuar të nisin hetimet për rastet e raportuara nga AGSH. Gjithashtu ka kërkuar një sqarim të menjëhershëm nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mbi 41 rastet kur efektivët kanë sulmuar gazetarët dhe punonjësit e mediave gjatë protestave. Sipas Myzyraj, janë 6 raste të sulmit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave të goditur me plumba gome. Myzyraj ka kërkuar që sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave të dënohen nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe partia në pushtet.