Ndërkombëtarët po ndërhyjnë për të shmangur destabilizimin e Shqipërisë
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, deklaroi se ndërkombëtarët po përpiqen të ulin tensionet politike në Shqipëri, duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës si figurë ndërmjetëse. Ai pohoi se përpjekjet për ndërmjetësim kanë qenë reale dhe se shqetësimi i ndërkombëtarëve lidhet me rrezikun e destabilizimit të një vendi anëtar të NATO-s.

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, deklaroi se ndërkombëtarët po përpiqen të ulin tensionet politike në Shqipëri, duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës si figurë ndërmjetëse. Ai pohoi se përpjekjet për ndërmjetësim kanë qenë reale dhe se shqetësimi i ndërkombëtarëve lidhet me rrezikun e destabilizimit të një vendi anëtar të NATO-s.
"Po vazhdojnë të flasin përmes heshtjes. Por përpjekja e tyre, edhe duke futur si figurë ndërmjetëse Presidentin e Republikës, ka qenë reale", deklaroi Kulla.
Sipas tij, shqetësimi i ndërkombëtarëve nuk lidhet thjesht me protestat apo demonstratat, por me pasojat që një përshkallëzim i situatës mund të ketë për stabilitetin e përgjithshëm të Shqipërisë.
"Shqetësimi që një vend i NATO-s mund të degradojë tërësisht, nuk ka të bëjë vetëm me rrugët apo xhamat, por me gjithë stabilitetin e vendit. Kur shkon në atë pikë pa kthim, duhen forca dhe instrumente dialogu për të bërë hapa mbrapa", u shpreh ai.
Kulla theksoi se pengesa kryesore për arritjen e një marrëveshjeje mbetet mungesa e thellë e besimit mes palëve politike, e cila, sipas tij, ka sjellë përshkallëzim të retorikës dhe vështirësi në komunikim.
"Fatkeqësisht, palët nuk i besojnë fare njëra-tjetrës, dhe kjo krijon atë distancë dhe gjuhë agresive. Kemi një problem real komunikimi", deklaroi eksperti.
Përtej krizës politike, Kulla u ndal edhe te problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përbëhen qytetarët, duke përmendur varfërinë, krizën sociale, rritjen e inflacionit dhe vështirësitë financiare të studentëve. Sipas tij, pakënaqësitë sociale përbëhen një faktor që nuk mund të anashkalohet dhe kërkojnë reflektim nga institucionet dhe klasa politike.
"Vendi ka probleme reale, varfëri, kriza sociale, rritje të inflacionit, të cilat po shpërthejnë me studentët që kanë probleme të vërteta me qiratë dhe dhomave. Realisht, gjendja sociale ka nevojë për reflektim të thellë", tha Kulla.
Eksperti i sigurisë vlerësoi se përpjekjet për ndërmjetësim synojnë krijimin e një periudhe qetësimi mes palëve, për të shmangur përplasjet dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
"Kështu që, ka një përpjekje për një 'detantë' mes palëve, për të mos përdorur më zjarr. Të dyja palët e panë që e kanë aq forcë destruktive sa ta bëjnë çorap gjithëgjithështë, brenda dy javësh u pa që ky vend mund të destabilizohet shumë thjesht", përfundoi Kulla.