Rama: Të mbushësh një kovë të shpuar prej korrupsionit!
Rama po kërkon të rrisë më shumë taksa, por pa dhenë më parë llogari për paratë publike që humbasin nga korrupsioni, abuzimet dhe keqmenaxhimi.

Rama po kërkon të rrisë më shumë taksa, por pa dhenë më parë llogari për paratë publike që humbasin nga korrupsioni, abuzimet dhe keqmenaxhimi. Ai thotë se buxheti për vitin tjetër do të jetë 10 miliardë, por nuk thotë asgjë për faktin se bashkëpunëtorja e tij kryesore akuzohet se ka abuzuar me 1.2 miliardë euro në tendera.
Dhe të mos gënjejmë veten: taksat mund të vendosen biznesit, por fatura në fund e paguan konsumatori! Me çmime të larta, do të ketë pak investime dhe pak mundësi punësimi.
Më shqetësues është fakti se ndryshime kaq të rendësishme po përshpejtohen nën presionin politik, në mes të natës, pa konsultim të mjaftueshëm me biznesin dhe grupet e interesit.
Përpara se të rrisësh taksat, lufto korrupsionin! Përpara se të rendosh qytetarët, jep llogari për paratë e tyre!
Por ti as s'di, as s'do ta bësh këtë. Ti duhet vetëm një përbajtje e re për propagandën, që të t'u mbushësh mendjen shqiptarëve sikur po ul taksat e po ua lehtëson koston e jetës. Një paketë populiste që synon të rrisë kreditet e reja në tokë nga revolta, por që nuk sjell asnjë zgjidhje për ekonomi.