Bozdo: Profesionistët e lirë preken drejtpërdrejt nga paketa fiskale 2027
Deputeti i PD-së Eno Bozdo ka komentuar paketen e re fiskale 2027 të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Ai ka thënë se elementi i parë problematik është përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla, duke prekur profesionet e lira drejtpërdrejt.

"Kjo paketë duhet lexuar së bashku me projektbuxhetin për të kuptuar filozofinë e qeverisjes. Absolutisht nuk jemi të kenëqur. Dokumentet që kam këtu flasin për tatim fitimin korporativ nga 15-17 për qind", tha Bozdo.
Elementi i parë shumë problematik është përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla. Profesionistët e lirë preken në mënyrë drejtpërdrejt. Këtu futen konsulentët, farmacistët, inxhinierët, avokatët dhe noterët. Kjo është direkt taksë mbi xhiron.
Ata do të bëjnë njëjtën gjë, një pjesë do të rrisin çmimet. E dyta, edhe për bizneset e vogla ka kosto shtesë që u imponohet me futjen në skemë. Një ekonomist apo kontabilist duhet të mbajë regjistrët më vete, që është kosto", tha Bozdo.