Ekonomi

Kampione bankat: Kompanitë nuk besojnë në gra si CEO

2 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Raporti i Women on Boards Albania (WOB-AL) tregon se vetëm 31% e kompanive publikojnë të dhëna të verifikueshme mbi përbërjen e organeve të tyre drejtuese, dhe vetëm 16,2% e kompanive me CEO të identifikueshme drejtohen nga një grua.

Foto nga burimi: Kampione bankat/ Kompanitë nuk u besojnë grave si CEO

Në një kohë të turbulente dhe me ndryshime dinamike socio-ekonomike, aftësia e sipërmarrjeve për të garantuar qëndrueshmërinë, besimin publik dhe liderësinë maturuar merr një peshe të rëndësishme për ekonomine e vendit.

Në këtë kontekst, Women on Boards Albania (WOB-AL) ka publikuar Raportin Bazë të Indeksit WOB-AL 2026, vlerësimin e parë të strukturuar krahasues të përfaqësimit gjinor dhe qeverisjes së korporatave në Shqipëri, dhe ka zhvilluar një tryezë politike konsultative me 20 përfaqësues të lartë institucional dhe të biznesit për të diskutuar rekomandimet e saj.

Nga 282 kompani të mëdha të vlerësuara në vend, rezultatet deshmojnë një nevojë urgjente për modernizimin e mënyrës se si drejtohet dhe raportohet biznesi:

* Vetëm 31% e kompanive publikojnë të dhëna të verifikueshme mbi përbërjen e organeve të tyre drejtuese. * Gjinia e drejtorit ekzekutiv (CEO) u identifikua për 72,3% të tyre, dhe vetëm 16,2% e kompanive me CEO të identifikueshme drejtohen nga një grua. * Sektori bankar deshmon nivelin më të lartë të transparencës rregullatore: të 9 bankat në kampion publikojnë të dhëna për bordin, me plotësi mesatare të të dhënave prej 21,1%. * Mes 87 kompanive që publikojnë të dhëna për bordin, gratë mbajnë 28,2% të vendeve mbikëqyrëse/jo-ekzekutive dhe 34,2% të vendeve ekzekutive.

Indeksi mat transparencën publike dhe nuk vlerëson ende cilësinë e brendshme të qeverisjes; kur nuk ekziston informacion publik, treguesi vlerësohet me zero për të garantuar krahasueshmërinë. Si rrjedhojë e boshllëkut në infrastrukturën e raportimit, 280 kompani ndodhen aktualisht në nivelin Alert dhe dy në nivelin Baseline.

Ky rezultat nuk përben një gjykim mbi suksesin operativ të kompanive individuale, por pasqyron domosdoshmërinë që tregu shqiptar të kapërcejë kulturën e mbyllur dhe të ndërtojë mekanizma llogaridhëniesh që mbrojnë biznesin përballë goditjeve të jashtme.

Albana Vrioni, Drejtoreshë e Ekzekutive e WOB-AL, theksoi se “Në periudhën pasigurie dhe zhvillimesh të vrullshme, qeverisja korporative nuk është një ushtrim formal burokratik, por amortizatori kryesor që mbron biznesin dhe ruan besimin e tregut.

Hapi i radhës është që kompanitë dhe institucionet të bëjnë informacionet e drejtimi korporativ të disponueshme në një formë që mund të krahasohet nga viti në vit. Matja e progresit dhe edukimi janë instrumente të fuqishme motivuese. Transparenca dhe kompetenca mbeten themelore për të ndërtuar borde elastike, gjithëpërfshirëse dhe të afta për të naviguar me sukses çdo krizë apo oportunitet.”

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.