Napoli fiton me 'poker golash' në kampionat italian
Napoli fitoi me rezultatin 4-1 në një ndeshje kundër Monzës në Serie A italiane.

Napoli nuk ka mëshirë për Monzën në Serie A italiane. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri arriti të fitojë këtë përballje me poker golash duke ndjerë sërish shijen e fitores në kampionat. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1. Ishte pikërisht Napoli ai që shënoi i pari në këtë përballje me Hojlund pas një pasimi të Di Lorenzos. Në minutën e 43 Monza riktheu ekuilibrin teksa Varela pas një krosimi të Robinson për të barazuar shifrat në 1-1. Pjesa e dytë nisi me një gol dhe ai që e gjeti ishte Politano që shfrytëzoi një gabim të Mangas për të dërguar topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin 2-1 Napolit. Skuadra e Allegrit nuk u ndal me kaq, por shënoi edhe folin e tretë, këtë radhë me Rafa Marin duke e çuar rezultatin në 3-1, ndërsa 6 minuta më vonë Kevin De Bruyne realizoi pokerin duke i çuar shifrat në 4-1 për Napolin që tani e sheh veten në kuotën e 14 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Monza mbetet me 7 pikë.