Universitetet shpenzojnë miliona lekë në luks, ndërkohë që studentët protestojnë për të ardhurat më të vogla
Universitetet shqiptare shpenzojnë miliona lekë në luks, ndërkohë që studentët protestojnë për të ardhurat më të vogla.

Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 34 milionë lekë për mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues, ndërsa Universiteti i Elbasanit ka shpenzuar 26 milionë lekë për të njëjtin qëllim. Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar afro 10 milionë lekë për rikonstruksionin e çatisë dhe 4.5 milionë lekë për blerje automjeti. Universiteti Politeknik ka tenderuar 4 milionë lekë për blerje veture, ndërkohë që Universiteti Bujqësor ka shpenzuar afro 5 milionë lekë për përmirësimin e rrjetit të internetit. Universiteti i Vlorës ka shpenzuar plot 6 milionë lekë të reja për lyerjen e ambienteve.