Liverpool dhe Manchester City sigurojnë kualifikimin në Kupën e Ligës, por me penalltive
Liverpooli dhe Manchester City kanë siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Ligës angleze, por të dy skuadrat kanë pasur nevojë për gjuajtjet e penalltive për të shmangur eliminimin.

Liverpooli e mbylli kohën e rregullt në barazim 1-1 në një përballje ku asnjëra skuadër nuk arriti të sigurojë fitoren brenda 90 minutave. Gjithçka u vendos nga pika e bardhë, pas një serie të gjatë penalltish, ku gabimet e kundërshtarëve dhe goditjet vendimtare përcaktuan kualifikimin e skuadrës së kuqe.
Edhe Manchester City kaloi një mbrëmje të vështirë përballë Brightonit. Në stadiumin "Etihad", skuadra e Pep Guardiolës u detyrua të rikuperonte dy herë disavantazhin, përpara se të sigurojë kualifikimin pas penalltive.
Brighton kaloi i pari në avantazh me Yalcouye në minutën e 30-të, ndërsa vendasit reaguan dhjetë minuta më vonë, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë, Rutter riktheu Brightonin në avantazh me golin e minutës së 47-të, duke e çuar rezultatin në 2-1. Megjithatë, Manchester City gjeti përgjigjen, këtë herë me Victor Reis, i cili vendosi baraspeshën 2-2.
Me këtë rezultat përfunduan 90 minutat dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Manchester City u tregua më i saktë, duke fituar serinë 4-3 dhe duke siguruar kalimin në raundin tjetër.