Kuvendi mblidhet sot për një tjetër seancë plenare
Kuvendi do të mblidhet sot për një tjetër seancë plenare, pas kaosit dhe tensioneve të javës së kaluar. Rendi i ditës përmban 18 pika, duke përfshirë një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe disa projektligje që lidhen me ekonominë.

Pas kaosit dhe tensioneve të javës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet sot për një tjetër seancë plenare. Rendi i ditës përmban 18 pika, duke përfshirë një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe disa projektligje që lidhen me ekonominë.
Rendi i ditës përmban:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.10.2026. 2. Njoftime. 3. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. 4. Projektligji “Për Bankën e Shqipërisë”. 5. Akt normativ nr. 4, datë 25.9.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri, sipas parimit të eficiencës së energjisë V””. 7. Projektligji “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”. 8. Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”. 9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar”. 10. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”. 11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar”.