Prokuroria britanike zbulon motivin e vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar në Londër
Prokuroria britanike ka zbuluar rrethana të reja rreth vrasjes së 22-vjeçarit Lorik Abazi në Londër. Nga ngjarja e rëndë në Croydon, Lorik Abazi u godit për vdekje me thikë në zemër. Prokuroria pretendon se një person nga grupi i viktimës kishte bërë një koment për pamjen e partneres së 29-vjeçarit Ellis Anim-Annor, i cili është akuzuar për vrasje dhe plagosje me dashje.

Prokuroria britanike ka zbuluar rrethana të reja rreth vrasjes së 22-vjeçarit Lorik Abazi në Londër. Nga ngjarja e rëndë në Croydon, Lorik Abazi u godit për vdekje me thikë në zemër. Prokuroria pretendon se një person nga grupi i viktimës kishte bërë një koment për pamjen e partneres së 29-vjeçarit Ellis Anim-Annor, i cili është akuzuar për vrasje dhe plagosje me dashje.
Gjatë procesit gjyqësor në Old Bailey, prokuroria britanike ka ngritur dyshime se përpjekja e vrasjes mund të ketë nisur pas një komenti për pamjen e partneres së personit të akuzuar për vrasjen. Sipas prokurorit Anthony Orchard KC, viktimi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në sallën e bowlingut Tenpin Croydon. Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe 29-vjeçari Ellis Anim-Annor, i akuzuar për krimin, dhe partnerja e tij, Ines Bernado.
Megjithëse mes dy grupeve nuk kishte pasur konflikt brenda lokalit, situata dyshohet se u tensionua pas largimit të tyre, rreth orës 01:00. Sipas akuzës, Anim-Annor shkoi fillimisht në një McDonald’s aty pranë, por më pas u kthye dhe u përballa me grupin e Abazit.
Prokuroria pretendon se një person nga grupi i viktimës kishte bërë më herët një koment për pamjen e partneres së 29-vjeçarit, që mund të ketë shkaktuar konfliktin. Megjithatë, motivi i sakte i përpjekjes mbetet ende i paqartë.
Ngjarja përshkallëzoi në dhunë në parkimin e Valley Retail Park, në Croydon, ku sipas prokurorisë, Anim-Annor goditi me thikë në zemër 22-vjeçarin. Nga përleshja mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët u transportuan në spitalin St George’s.
Shërbimet e emergjencës u njoftuan në orën 01:19, ndërsa Abazi u dërgua me urgjencë në spitalin universitar të Croydon. Pavarësisht përpjekjeve për t'i shpëtuar jetën, i ri u ndërrua jetën në orën 02:01.
Familjarët e viktimës kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke deklaruar se vdekja e 22-vjeçarit ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tyre.
Ndërkohë, Ellis Anim-Annor, banues në Bromley, ka mohuar akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Procesi gjyqësor vijon, ndërsa rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësia penale e tij mbeten për t'u percaktuar nga gjykata.