Ekstradohet nga Gjermania një 29-vjeçar shqiptar, akuzuar për veprat penale
Shtetasi A. Gj., një 29-vjeçar shqiptar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, ku është akuzuar për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe për kryerjen e veprave penale nga një organizatë kriminale dhe një grup i strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Përgjithshme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte shpallur kërkesën ndërkombëtare për këtë shtetas në maj të vitit 2024, duke i dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg".
Ekstradimi i shtetasit A. Gj. është i mundur në rezultat të bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës me Interpolin e Wiesbadenit, Gjermani.