Aktualitet

ATA: Rritja e TVSH-së do të godet drejtpërdrejtë konkurrueshmërinë e turizmit

3 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka shprehur shqetësimin e saj për projekt-vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10%. ATA argumenton se kjo masë do të godet drejtpërdrejtë qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në rajon.

Foto nga burimi: ATA: Propozimi për rritjen e TVSH-së në akomodim godet drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e turizmit

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka shprehur shqetësimin e saj për projekt-vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10%. ATA argumenton se kjo masë do të godet drejtpërdrejtë qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në rajon.

Ky projekt-vendim vjen në një moment kritik, kur bizneset formale të sektorit po përballet me sfida të rënda mbijetese, të shkaktuara nga rënja drastike e Euros prej 40%, dyfishimi i pagave në sektor për të mbajtur fuqinë punëtore dhe rritja e çmimeve të lendeve të para si pasojë e krizave globale.

Pritshmëritë dhe rritja historike e turizmit shqiptar, ku numri i vizitorëve u rrit nga 6 milionë në 12.6 milionë, duke e çuar kontributin e sektorit në 1/4 e PPB-së dhe 44% të eksporteve – ka qenë produkt i shkallës së reduktuar të TVSH-së prej 6%.

Duhet rikujtuar se zbatimi i TVSH-së 6% nuk ishte një dhuratë, por rezultat i një rrugë të gjatë avokimi nga Shoqata jonë, e cila bindi FMN-në dhe Qeverinë Shqiptare. Vetë Kryeministri angazhoi një grup ekspertësh nga Universiteti i Harvardit, të cilët në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit hartuan raportin për ringritjen e sektorit, ku masa kryesore e rekomanduar ishte ulja e TVSH-së – sipas modelit të suksesshëm të Këshillit Evropian (Direktiva 2006/112/EC).

Sot, Evropa mban 52% të turizmit botëror me vetëm 6.8% të sipërfaqes së globit, falë pikërisht këtyre politikave nxitëse fiskale.

Zgjidhja nuk është taksimi i biznesit formal, por formalizimi i tregut. Në vend që të ndëshkohen sipërmarrjet që paguajnë rregullisht taksat, vëmendja e qeverisë duhet të orientohet drejt informalitetit. Sipas vetë Strategjisë së Turizmit 2026–2030, sot 78% e kapaciteteve akomoduese në Shqipëri përbëhen nga apartamente me qira ditore që operojnë kryesisht në informalitet, ndërsa vetëm 22% janë hotele.

Shqipëria posedon vetëm 1% hotele me 4–5 yje, ndërsa vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia numërojnë 7% deri në 10%. Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se me 12.4 milionë turistë raportohen vetëm 10 milionë netë fjetje. Për krahasim, Mali i Zi me 2.7 milionë turistë raporton 15.6 milionë netë fjetje, ndërsa Kroacia kalon 110 milionë netë fjetje me 21 milionë turistë.

Këto shifra deleshmojnë qartë se zgjidhja për rritjen e të ardhurave në buxhet nuk është rritja e taksave mbi sipërmarrësit e ndershëm, por formalizimi i tregut të pakontrolluar.

Thirrje Qeverisë Shqiptare

Shoqata Shqiptare e Turizmit i bën thirrje zyrtare Qeverisë Shqiptare:

1. Të pezullojë Projekt-Vendimin për rritjen e TVSH-së në akomodim. 2. Të nisë pa vonesë një proces gjithëpërfshirës konsultimi me grupet e interesit dhe me përfaqësuesit e sektorit. 3. Të përqendrojë të gjitha kapacitetet në luftën kundër informalitetit për të krijuar një treg me konkurrencë të ndershme.

Rritja e kësaj takse do të na bëjë të humbasim tregun rajonal dhe të demtojmë me duart tona motorin kryesor të ekonomisë shqiptare.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.