Tritol lokal në Kamëz, lënda plasëse nuk shpërthen, ndërhyjnë forcat xheniere
Një lëndë plasëse e dyshuar tritol është konstatuar pranë derës së një lokali në Kamëz, por nuk ka shpërthyer. Shërbimet xheniere kanë ndërhyrë për të hequr lëndën në mënyrë të sigurt.

Një lëndë plasëse e dyshuar tritol është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë derës së një lokali në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë, lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa për heqjen e saj në mënyrë të sigurt kanë ndërhyrë shërbimet e specializuara xheniere. Lokali është në pronësi të shtetasit Klevis Hyka, 38 vjeç, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Shërbimet xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.