Urdhri për transferimin e Ergjona Agasit, mbahet sekret destinacioni
Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë marrë në paraburgim Ergjona Agasin për të kryer procedurat e transferimit të tij.

Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë marrë në paraburgim Ergjona Agasin për të kryer procedurat e transferimit të tij. Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe Ergjoni Agasi pritet të transferohet nga institucioni ku ndodhet aktualisht. Sipas gazetares Klodiana Lala, Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin përkatës për transferimin e Agasit. Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e institucionit ku do të dërgojë Agasin, duke e mbajtur sekret destinacionin për arsye sigurie. Deri tani nuk ka një njoftim për përfundimin e transferimit. Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.