Ministri i Financave sqaron masat për paketen fiskale të vitit 2027
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2027 dhe ka konfirmuar ndryshimet e paketës fiskale. Ndër të tjera, rritja e dividendit nga 8% në 15%, rishikimi i tatimit progresiv për tatimin mbi të ardhurat të pagave, ulja e pragut të TVSH për bizneset nga 10 milionë lekë në 5 milionë lekë.

Ndryshimet kryesore përfshijnë: rritjen e normës së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rishikimin e strukturës progresive të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, duke lehtësuar shtresën e mesme dhe duke forcuar progresivitetin për të ardhurat më të larta, uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë lekë në 5 milionë lekë, rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, aplikimin e normës së reduktuar 6% për 54 produkte të shportës bazë, zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga konsumi te taksat vjetore të automjetit dhe vijimin e kalendarit të rritjes së akcizave për produktet e duhanit dhe përafrimin me direktivat e Bashkimit Evropian.
Ministri Malaj theksoi se ndryshimet e propozuara do të jenë me efekt neutral, pasi parimi mbi të cilën bazohen është rishpërndarja e të ardhurave, duke siguruar mbrojtjen e kategorive më nevojë dhe shtresës së mesme.
Ndryshimet e propozuara synojnë të sigurojnë një sistem fiskal më të drejtë, të rrisin kontributin e atyre që kanë aftësi më të lartë pagueme, të kufizojnë hapësirat për shmangien fiskale, si dhe të garantojnë të ardhura të qëndrueshme për financimin e politikave publike dhe investimeve prioritare.