Aktualitet

"Berisha bëri thirrje për dhunë ndaj socialistëve, Peleshi ndërpret seancën"

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit bëri thirrje për dhunë ndaj deputetëve të mazhorancës gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Foto nga burimi: "Meritojnë plumba gome dhe kocka të thyera”/ Berisha bëri thirrje për dhunë ndaj socialistëve, Peleshi ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka ndërprerë fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit bëri thirrje për dhunë ndaj deputetëve të mazhorancës gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën për dhunën që, sipas tij, policia kishte ushtruar ndaj të rinjve gjatë protestave në Tiranë, ndërsa përpori deklarata kërcënuese ndaj ligjvënësve socialistë.

“Të dashur qytetarë, java dhe ditët që kaluam, Tiranë pa barbarëtë me të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Në rrugët e Tiranës u thyen kockat e të rinjve, u çanë kafkat, u përdoren mjetet me të egër kundër të rinjve. Këta parlamentarë janë me kriminelë se ata që çajnë kafka dhe thyejnë kocka. Meritojnë këta gazin lotshpellës, plumbat e gome, kockat e thyera, plumbat e gome”, deklaroi Berisha.

Pas këtyre deklaratave, Peleshi ndërhyri duke i ndërprerë fjalën kryetarit të PD-së.

Seanca kishte nisur me tensione, pasi deputetët demokratë goditën tavolinat, mbajtën pankarta dhe bllokuan foltoren gjatë fjalës së kryetarit të Kuvendit.

Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.