Motra e fatkeqe e Mozartit, një talent i shpërndarë në errësirë
Historia e Maria Anna Mozartit, motra e Wolfgang Amadeus Mozartit, është një këngë e humbur në kohën. Ajo ishte një pianiste e jashtëzakonshme, një fëmijë mrekulli që mahniti oborret mbretërore dhe sallonet muzikore evropiane. Për shkak të rrethanave historike, paragjykimave gjinore dhe zgjedhjeve të të atit, ajo nuk pati mundësinë ta ndiqte deri në fund rrugën që talenti i saj kishte hapur.

Maria Anna, e njohur familjarisht si Nannerl, ishte një pianiste e jashtëzakonshme, një fëmijë mrekulli që mahniti oborret mbretërore dhe sallonet muzikore evropiane. Ajo nuk ishte një talent i zakonshëm, as një figurë dytësore në historinë e familjes Mozart. Ishte një artiste me meritë të vetës, e cila, për shkak të rrethanave historike, paragjykimave gjinore dhe zgjedhjeve të të atit, nuk pati mundësinë ta ndiqte deri në fund rrugën që talenti i saj kishte hapur.
Wolfgang Amadeus Mozart nuk erdhi në botë për të shuar dritën e së motrës. Ishte madhështia e veprës së tij, fama që u përhap përtej kohës dhe kufijve, ajo që e eklipsoi gradualisht figurën e Maria Annas. Ai u bë një nga kompozitorët më të madhë të historisë së muzikës, ndërsa ajo mbeti, për një kohë të gjatë, një emër në skajet e biografisë së tij. Megjithatë, kjo histori nuk është thjesht rrëfimi i një motre të lehtë në hije nga vëllai gjenial. Është edhe historia e një talenti femëror që nuk pati të njëjatat mundësi për të zhvilluar, për të u afirmuar dhe për të lënë gjurmë të qëndrueshme në kulturën evropiane.
Në vitet 1760, Maria Anna përshkruhej si "virtuoze", "mrekulli" dhe "gjeni". Gjatë udhëtimeve muzikore me familjen, ajo mahniti publikun në Mynih, Vjenë, Paris, Londër, Hagë dhe qytete të tjera evropiane. Talenti i saj ishte aq i spikatur, saqë babai i saj, Leopold Mozart, e përshkruante me krenari në një letër të vitit 1764:
"Vajza ime e vogël luan veprat me vështirësi që kemi [...] me një saktësi të jashtëzakonshme dhe kaq shkëlqyeshëm."
Me kalimin e kohës, ai shprehë se, ndonëse ishte vetëm 12 vjeç, Maria Anna ishte ndër muzikantet më të afta të Evropës. Këto vlerësime nuk ishin thjesht lavdërime prindërore. Ato dëshmonin për një artiste të re, e cila kishte arritur një nivel të lartë teknik dhe interpretues në një moshë kur shumica e fëmijëve sapo nisnin të njihnin mundësitë e instrumentit. Por, ndërsa talenti i saj kishte fituar skenën, fati i saj artistik do të përcaktohej gjithnjë e më shumë nga kufijtë që shoqëria e kohës u vendoste grave.