Aktualitet
Krenar që jam pjesë e këtij ekipi, Mitaj pas fitores kundër Juventusit
Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, ka shprehur krenarinë për të qenë pjesë e skuadrës së Genoas që fitoi ndeshjen kundër Juventusit me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Genoas ndaj Juventusit me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, Mitaj ndau një mesazh në Instagram, ku vlerësoi paraqitjen kolektive të ekipit dhe shprehu krenarinë për të qenë pjesë e tij. “Fitore shumë e rëndësishme. Një paraqitje e shkëlqyer e të gjithë ekipit. Krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Faleminderit, Grifonët!”, shkroi futbollisti shqiptar.