Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, duke parashikuar mbrojtje të posaçme për guvernatorin dhe duke kufizuar mundësinë e marrjes së masave ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin. Këto ndryshime kërkojnë autorizimin e Kuvendit për të vendosur masat ndaj guvernatorit, duke përfshirë masat arresti dhe kontrollin në banesë apo kontrollin vetjake.
Në votim morën pjesë 84 deputetë, nga të cilët 81 ishin të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate (PSD). Nga radhët e Partisë Socialiste mungoi vetëm deputeti Ceno Klosi. Miratimi i ndryshimeve me shumicë të cilësuar hap rrugë zbatimit të dispozitave të reja, që përcaktojnë garancitë ligjore për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.