Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen
Grupi i rinjve Gen Z në Gjermani ka publikuar një letër të hapur për Kancelarin Friedrich Merz, duke kritikuar politikat e qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime në shumë fusha.

Grupi i studentëve dhe të rinjve Gen Z në Gjermani ka publikuar një letër të hapur për Kancelarin Friedrich Merz, duke kritikuar politikat e qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime në shumë fusha. Letra e hapur është një thirrje për të dalë në rrugë në më shumë se 20 qytete më 31 tetor për të protestuar kundër politikave të qeverisë.
Grupi i rinjve kritikon shkurtimet në shpenzimet sociale, mënyrën se si qeveria po e trajton krizën klimatike, dështimin e saj për t’iu përgjigjur shqetësimeve të të rinjve në lidhje me luftërat dhe konfliktet, si dhe planet për të ringjallur rekrutimin ushtarak. Ata gjithashtu bënë thirrje për një shpërndarje më të drejtë të barrës, një “jo” të qartë ndaj rekrutimit ushtarak, mbrojtje më të fortë të të drejtave themelore dhe masa serioze për mbrojtjen e klimës.
Grupi i rinjve theksoi se marshimet do të mbeten paqësore dhe se kërkesat e tyre ndaj kancelarit Merz dhe qeverisë së tij të koalicionit fillojnë me “para për shkollat në vend të shkurtimeve” dhe “një jetë të përballueshme”. Më shumë se 150,000 njerëz janë regjistruar tashmë në internet për të marrë pjesë në protestat.