Aktualitet

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Spanjë, vijon identifikimi përmes ADN-së

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Vdekshmëria në aksidentin hekurudhor në Spanjë është rritur në 69, ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë personat që janë zhdukur dhe të identifikojnë trupat.

Foto nga burimi: Rëndohet bilanci i tragjedisë në Spanjë, vijon identifikimi përmes ADN-së

Ka shkuar 69 numri i viktimave nga aksidenti i rendë hekurudhor në Spanjë, ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë personat që janë zhdukur dhe të identifikojnë trupat. Sipas një zëdhënësi të Guardia Civil, mbi 900 efektivë dhe specialistë të departamenteve të ndryshme janë angazhuar në operacion. Përparësi mbetet identifikimi i viktimave përmes analizave të ADN-së, një proces që mund të zgjasë për shkak të gjendjes së trupave dhe numrit të personave që rezultojnë ende të zhdukur.

Autoritetet u kanë kërkuar familjarët e personave të zhdukur të paraqiten në qendrat e posaçme për të dhënë mostra biologjike që do të ndihmojë në identifikimin e viktimave. Ndërkohë, hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë. Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle, Domenec Ruiz Devesa, deklaroi për BBC-në se një nga hipotezat paraprake lidhet me një defekt në sistemin elektronik, të pasuar nga një gabim njerëzor.

Ai theksoi se hetimi duhet të percaktojë përgjegjësitë dhe të sqarojë rrethanat e aksidentit, pa përjashtuar nevojën për rishikimin e masave të sigurisë në transportin hekurudhor. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, beri të ditur se qeveria ka ngritur qendra asistence për familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, ku po ofrohet edhe mbeshtetje psikologjike. Presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano Garcia-Page, deklaroi se disa prej të plagosurve të shtruar në spital kanë shfaqur përmiërësim të gjendjes shëndetësore. Ai u beri thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit. “Jemi përballë një tragjedie njerëzore”, deklaroi Garcia-Page, duke konfirmuar se ekipet e kërkimit ende nuk i kanë gjetur të gjitha trupat dhe se disa persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Autoritetet spanjolle nuk kanë përjashtuar mundësinë e rritjes së bilancit të viktimave, ndërsa hetimi për shkaqet e aksidentit mbetet i hapur.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.