Hambari i Evropës rrezikon të mbetet bosh
Fermerët evropianë po përballen me sfidën e thatësirës dhe temperaturave ekstreme, të cilat po ndikojnë në prodhimin e misrit në Rumani, Hungari dhe Francë. Kjo ka çuar në një rënie të prodhimit dhe eksportit të misrit, duke rrezikuar të mbetetë bosh hambari i Evropës.

Fermerët evropianë po përballen me sfidën e thatësirës dhe temperaturave ekstreme, të cilat po ndikojnë në prodhimin e misrit në Rumani, Hungari dhe Francë. Kjo ka çuar në një rënie të prodhimit dhe eksportit të misrit, duke rrezikuar të mbetetë bosh hambari i Evropës.
Dan Corbut, një fermer rumun, thotë se korrat e misrit të vitit 2023 ishin shumë pak, duke e bërë atë të kujtojë kohën kur korrat ishin shumë të bollshme. "Këtë vit kemi korrur shumë pak misër. Një thatësirë të tillë nuk e kishim parë për më shumë se tridhjetë vjet", thotë ai.
Autoritetet rumune parashikojnë që prodhimi i misrit të ketë vit të arrijë në 8 milion ton, por kjo sasi është më pak se gjysma e prodhimit të regjistruar në vitet 2018 dhe 2019. Edhe eksportet kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke u lëvizur nga 2.2 deri në 4.7 milion ton gjatë viteve 2023-2025, krahasuar me më shumë se shtatë milion ton në fillim të dekadës.
Cezar Gheorghe, një ekspert i kompanisë këshilluese Agricolumn, thekson se ndryshimet klimatike kanë luajtur një rol vendimtar në pakësimin e sipërfaqeve të mbjella me misër. "Që nga viti 2020, ata mbjellin misër dhe nuk korrin asgjë", thotë ai.
Fermerët po përpiqen të përshtaten me kushtet e reja, duke kërkuar varietete të misrit që mund të rezistojnë më mirë temperaturave të larta dhe mungesës së ujit. "Ndryshimet klimatike janë të dukshme dhe askush nuk mund ta mohojë se po ndodhin. Këto verë patëm pothuajse dy muaj rresht me temperatura maksimale nga 34 deri në 39 gradë, ndërsa në nivelin e tokës temperatura e ndier i kalonte 40 grade", thotë Mirela Veres, drejtoresha e kompanisë Agrocentrum Maramures.
Klima mund të ndryshojë më shpejt nga sa pritej, duke bërë që fermerët të përshtaten me kushtet e reja. "Në këto kushte, gjithçka bëhet më e vështirë. Prandaj, kultivuesit e misrit po kërkojnë prodhues dhe furnizues të varieteteve që mund të përshtaten lehtësisht me klimën e sotme. Nuk jemi në një situatë të favorshme, dhe për ta dalë mbanë, do të na duhet të përshtatemë", thotë Veres.
Pak kilometra larg tokave të Corbut ndodhet kufiri me Hungarinë, një tjetër vend i goditur nga thatësirat e përsëritura, temperaturat ekstreme dhe mungesa kronike e ujit. Autoritetet hungareze parashikojnë që vendi të kthehet këtë vit në importues neto të misrit, pra të importojë më shumë se eksporton.