Koçeku: Duhet të mbahet seancë e jashtëzakonshme
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka thënë se është e nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për të paraqitur një zgjidhje politike për situatën aktuale në vend.

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës plenare, e cila u zhvillua mes kaosit dhe mazhoranca miratoi vetëm projektligjet e rendit të ditës.
Koçeku tha se është e nevojshme dhe emergjente të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ku të paraqitet një zgjidhje politike për situatën aktuale në vend.
Sipas saj, deputetët duhet të dalin përtej bindjeve partiake dhe të kërkojnë qeverisë të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur.
“Është e nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, 12 ose 24 orë që të paraqitet një zgjidhje politike për gjithçka ka ndodhur në vendin tonë. Nuk mund të pretendojmë se kjo situatë nuk ekziston, nuk e shohim. Emergjente që sa më parë, deputetët të dalin përtej bindjeve partiake që ti bëjnë presion qeverisë dhe të mbajnë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur”, tha Koçeku.