Marjana Koçeku kritikon PS-në për shpejtësinë me të cilën miratohen ligjet në Kuvend
Deputetja Marjana Koçeku ka kritikuar Partinë Socialiste për shpejtësinë me të cilën miratohen ligjet në Kuvend, duke thënë se 17 ligje po kalojnë pa diskutime dhe pa parësitë e situatës së jashtëzakonshme në vend.

Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, ka akuzuar Partinë Socialiste se po miraton me shpejtësi projektligjet në Kuvend, pa zhvilluar debat parlamentar. Përmes një videomesazhi të postuar në rrjetet e saj sociale, Koçeku u shpreh se 17 ligje po kalojnë pa diskutime, ndërsa ngriti shqetësime se për mënyrën se si po trajtohen çështje të rëndësishme për ekonominë dhe institucionet e vendit.
“17 ligje po kalojnë pa debat, me shpejtësinë e erës, në lidhje me Bankën e Shqipërisë, me Këshillin fiskal, me akcizat, me bujqësinë dhe me pasuritë e konfiskueme, po kalojnë pa marrë aspak parasysh situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi yne këto ditë”, tha deputetja Marjana Koçeku.