Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës, e regjistruar më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.

Policia e Kosovës këtë të enjte ka bërë me dije se dy persona janë vënë në pranga pasi janë të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës, e regjistruar më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.
Sipas njoftimit, policia e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale arritën të kryenin arrestimet pas hetimeve të gjata. “Prishtinë, 29 tetor 2026 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si ‘Masakra e Padalishtes’ në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut”, thuhet në njoftim.
Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.