Balla: Çështja e transferimit të Veliajit do të verifikohet
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka deklaruar se çështja e transferimit të Erion Veliajit nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit do të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.

Taulant Balla ka folur për transferimin e Erion Veliajit nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit dhe për lajmet mbi një përplasje mes Bledin Çuçit dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ai ka theksuar se diskutimet që zhvillohen në mbledhjet e grupit parlamentar janë të brendshme dhe nuk bëhen publike.
Sipas Ballës, çdo ankesë që lidhet me trajtimin e personave në institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të shqyrtohet nga institucionet përgjegjëse. Ai ka deklaruar se edhe çështja e transferimit të Veliajit do të nënshtrohet verifikimit nga Avokati i Popullit, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Balla ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka kërkuar që çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave të personave të paraburgosur të përfshihen në procesin e mbikëqyrjes institucionale. Ai ka ndal edhe te buxheti i ri, duke e cilësuar atë si buxhetin e pare që kalon vlerën e 10 miliardë eurove, ndërsa ka përmendur masat sociale dhe uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.
Balla ka deklaruar se përtej dhunës zhurmës agjenda europiane nuk ndërpritet. Ai ka thënë se shqiptarët merrin lajmin e pare se kemi buxhetin e pare mbi 10 mld euro. Buxhet me karakter social. Edhe paketa fiskale që ul TVSH e ushqimeve bazë.
Ulja nga 20% në 6% është diçka që dikush do thotë nuk e kemi bërë më pare. Nuk kanë qenë kushtet, sot po e bëjmë. Biem dakord se edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim për të votuar këto çështje, dyfishimin rritjes së pensionit siç kemi premtuar vitin e kaluar. Grupi i PS përbëhet nga 82 anëtarë dhe 82 e grupit PS janë gjithmonë aty për të votuar dhe për të mbështetur këto reforma.
Në çdo mbledhje të grupit parlamentar çdo deputet kërkuar prej meje të ngrejë tematika të caktuara. Janë tematika në mbledhje të mbyllur grupi dhe nuk janë për publikun.
E para që lidhur me këto çështje, jo për shokun tim Erion Veliaj apo për këdo tjetër e kam thënë edhe për persona të tjerë. Kushdo që më ka dërguar një ankesë lidhur me një çështje të trajtimit, nuk e fsheh. Edhe nga ish presidenti Ilir Meta në rrugën komunikimi kam marrë ankesë për trajtimin dhe padyshim që ia kam kaluar ministrave të drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu.
Kam besim që edhe çështja në fjalë do verifikohet. Jo vetëm nga avokati i Popullit, ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm. Madje sot në grupin parlamentar kam kërkuar edhe komisionin për mbikëqyrjen në një program punë që ka ky institucion. Që dje ka qenë në një nga institucionet e paraburgimit, siç është rasti i 313 dhe duhet që çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave të trajtimit të paraburgosurve të trajtohet në kuadër të procesit që Shqipëria është në integrimin drejt Bashkimit Europian.