Vajzat protestuese thirrje deputeteve të PS pas seancës në Kuvend
Një grup vajzash u drejtoi deputeteve të Partisë Socialiste, Iris Luarasi dhe Sara Mila, me thirrje të forta për të ikur nga seanca e Kuvendit.

Një grup vajzash u drejtoi deputeteve të Partisë Socialiste, Iris Luarasi dhe Sara Mila, me thirrje të forta për të ikur nga seanca e Kuvendit. Ata thirrën "Hajdutë! Kartonat e Ramës! Ministria e Arsimit, ikni me vrap sa më pare!" ndërsa deputetët socialiste dilnin nga salla e Kuvendit.
Ngjarja vjen pas një seance parlamentare të karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Gjatë punimeve, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, goditën tavolinat dhe shpalosën pankarta në mbështetje të protestës së studentëve.
Situata u tensionua më tej me ndezjen e flakadaneve dhe tymueseve në sallën e Kuvendit, çka solli edhe ndërhyrjen e Gardës së Republikës, e cila krijoi një kordon përpara deputetëve të opozitës.
Pas incidenteve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi përjashtimin nga seanca të katër deputetëve demokratë: Blendi Himçiu, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu.
Pavarësisht tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës, mazhoranca vijoi me votimin dhe miratimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.