"Kënga Magjike" fshtyn netët finale për në janar 2027
Festivali i njohur i muzikës shqiptare, "Kënga Magjike", do të zhvillojë netët finale në janar të vitit 2027, duke ndryshuar kalendarin e këtij edicioni.

Festivali i njohur i muzikës shqiptare, "Kënga Magjike", do të zhvillojë netët finale në janar të vitit 2027, duke ndryshuar kalendarin e këtij edicioni. Organizatorët kanë bërë publike datat e reja përmes një njoftimi zyrtar, duke përcaktuar edhe ditën kur do të mbahet finalja e madhe. Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e pare do të zhvillohet më 20 janar 2027, ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 21 janar. Finalja e madhe është planifikuar për 23 janar 2027, në Pallatin e Koncerteve. Festivali, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, ka prezantuar tashmë këngët e artistëve pjesëmarrës në këtë edicion. Mes emrave që kanë publikuar projektet e tyre muzikore janë Young Zerka, Rozana Radi dhe Orgita Dapa, Arta Bajrami, Silvana Rusi, Lore, Renis Gjoka, Klinti Çollaku, Dylan, Suzana Frashëri, Arben Skënderi, Agron Vula, Kamela Islamaj dhe Roland Hysi. Edhe këtë vit, pjesa e festivalit është kategoria “New Artist”, e cila u jep mundësi talentëve të reja të prezantojnë krijimtarinë e tyre në një prej kompeticioneve të njohura të muzikës shqiptare. Me datat e reja tashmë të shpallura, vëmendja e artistëve dhe publikut zhvendoset drejt netëve të janarit, kur këngët konkurruese do të ngjiten në skenën e “Kënga Magjike” për të kërkuar vlerësimin e jurisë dhe mbështetjen e publikut. Nëndërkohë që nuk dihet ende pse ndodhi kjo shtyrje me një muaj e netëve finale.