Jude Bellingham, futbollisti më seksi i Botërorit 2026
Jude Bellingham, mesfushori i Real Madridit, është shpallur futbollisti më seksi i Botërorit 2026 nga revista amerikane "People".

Jude Bellingham, mesfushori i Real Madridit, është shpallur futbollisti më seksi i Botërorit 2026 nga revista amerikane "People". Ai është zgjedhur në këtë kategori përpara emrave të tjerë të njohur si Erling Haaland, Ferran Torres dhe Christian Pulisic.
Vlerësimi i Bellingham-it lidhet me popullaritetin e tij, stilin dhe imazhin e tij publik, përtej paraqitjeve sportive. Ai është kthyer në një nga figurat më të njohura të futbollit ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendje edhe në fushën e modes dhe kultures pop.
Ky vlerësim i shtohet vëmendjes që mesfushori anglez ka marrë vitet e fundit, duke deshmuar se popullariteti i tij shtrihet edhe jashtë fushës së futbollit.