Rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për t'u bërë pjesë e Policisë shtetërore
Drejtori i Policisë shtetërore, Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë për të takuar kandidatët që vijojnë garën për t'u bërë pjesë e Policisë shtetërore në Patrullën e Përgjithshme.

Drejtori i Policisë shtetërore, Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë për të takuar rreth 1000 kandidatë që vijojnë garën për t'u bërë pjesë e Policisë shtetërore në Patrullën e Përgjithshme. Kandidatët janë në fazën e testimeve mjekësore, fizike dhe psikologjike.
Gjatë vizitës, Hita vlerësoi interesin e lartë për t'u bashkuar Policisë shtetërore dhe falënderoi kandidatët për besimin e treguar ndaj institucionit. Ai tha se numri i lartë i aplikantëve është një tregues pozitiv dhe motivim për të vijuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie më profesionale.
Hita i dha kandidatëve një mesazh motivues, duke urojnë suksese në fazat e konkurrimit dhe duke u inkurajuar të angazhohenin maksimalisht për t'u kualifikuar brenda kuotave të përcaktuara. Ai garantoj se procesi do të jetë i transparent dhe do të garantojë shanse të barabarta për të gjithë.