Tragjedi në Kapadokia: Shembet "oxhaku i zanave", dy viktima dhe një i plagosur
Një formacion shkëmbor i njohur si "oxhaku i zanave" është shembur në Kapadoki të Turqisë, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur.

Një formacion shkëmbor i njohur si "oxhaku i zanave" është shembur në Kapadoki të Turqisë, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së muzeut të hapur në Göreme, një nga zonat më të vizituara turistike të rajonit. Sipas të dhënave paraprake, shembja dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje dheu.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e trupave të dy viktimave, ndërsa personi i plagosur është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet. Ngjarja ndodhi më 29 tetor, ditë festë kombëtare në Turqi, kur zona pritej të kishte fluks të shtuar vizitorësh.
Sakaqet e plotë të shembjes mbeten ende për t'u sqaruar. Kapadokia është e njohur për formacionet e saj shkëmbore, të krijuara nga erozioni gjatë mijëra viteve, si dhe për kishat dhe manastiret historike të gdhendura në shkëmbinj.