Tensione në Kuvend, Berisha kërkon lajmet për këshilltarët e qeverisë në 2005, Igli Hasani dëgjon rock and roll
Lideri i PD-së, Sali Berisha, kërkon në Google lajmet për 16 këshilltarët e qeverisë së tij në vitin 2005 gjatë seancës në Kuvend, ndërkohë që deputeti Igli Hasani dëgjon muzikë rock & roll në YouTube.

Seanca plenare e kësaj të enjte u përcoll me përplasje dhe tensione në Kuvend. Ndërkohë, Top Channel sjell momentet që nuk u panë gjatë seancës. Lideri i PD-së, Sali Berisha, hapi disa lajme të vjetra, ku kërkon 16 këshilltarët e kabinetit të tij qeverisë në vitin 2005. Nga ana tjetër e sallës, ndodhej Igli Hasani, i cili shihte disa video në “YouTube” me muzikë rock & roll, ndërsa në sfond dëgjohej protesta në Kuvend nga deputetët e PD. Deputeti i Fierit, Erjo Mile, shfaqet duke parë në internet foto për sedilje makinash.