Dhunë fizike mes deputetëve në Armeni/ Hedhin karriget dhe përmbysin tavolinat, thirret autoambulanca
Një seancë e Parlamentit të Armenisë degradoi në dhunë fizike mes deputetëve të opozitës dhe të qeverisë, duke shkëmbyer kështu grushte dhe duke hedhur karrige dhe tavolina. Disa deputetë mbetën të lënë të lënë, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurisë u bë e domosdoshme për të qetësuar situatën.

Përplasja ndodhi mes deputetëve të partisë në pushtet, "Kontrata Civile", të kryeministrit Nikol Pashinyan, dhe opozitës "Armenia e Fortë", gjatë debatit për një emërime në Dhomën e Auditimit, institucion që mbikëqyr shpenzimet publike.
Tensionet nisën pas akuzave për korrupsion dhe komenteve personale ndaj familjes së një përfaqësuesi të opozitës. Debati u përshkallëzua shpejt në dhunë, ndërsa disa deputetë u panë duke goditur dhe shtyrë njëri-tjetrin. Për shkak të lëndimeve, në Parlament u thirr edhe një autoambulancë.
Kryetari i Parlamentit, Ruben Rubinyan, fillimisht refuzoi të ndërpriste seancën, duke deklaruar se dëshironte që publiku ta shihte situatën. Vetëm pas më shumë se 10 minutash përleshje ai shpalli pushim dhe kërkoi ndërhyrjen e sigurisë parlamentare. Ky është incidenti i dytë i dhunshëm mes pozitës dhe opozitës brenda pak javësh. Më 6 tetor, një tjetër përplasje kishte detyruar ndërprerjen e seancës parlamentare.
Ngjarja e fundit ka ngritur pyetje mbi efektivitetin e rregullave të reja të etikës parlamentare, të miratuara në fillim të tetorit për të garantuar respektin mes deputetëve dhe për të parandaluar sjelljet e dhunshme në Kuvend.