Opozita dhe paketa fiskale e vitit 2027
Protestat në Shqipëri vazhdojnë të jenë të dhunshme, ndërsa qeveria ka parashikuar disa masa për të lehtësuar gjendjen ekonomike të konsumatorëve.

Shqipëria është nën presionin e protestave të mëdha për shumë muaj, duke arritur në pikën më të lartë të dhunës në javët e fundit. Pavarësisht debatit për fillimin dhe të drejtën e tyre, askush nuk mund të mohojë se gjendja ekonomike është në një situatë të rënduar me rritje të kostove të jetës, të cmimeve të karburanteve, të mallrave të shitjes, të cmimeve të blerjes së banesave dhe qerave të tyre.
Para se të arrijë në një situatë të tillë, qeveria u detyrua të ndërmarrë disa masa për të lehtësuar gjendjen ekonomike të konsumatorëve. Ato janë të vonuara? Jo, por mund të bëjnë një bazë për të vazhduar me të ardhmen, nëse ka vullnet politik.
Disa nga masat e parashikuara për të frenuar rritjen e madhe të kostove të jetës dhe të vështirësive të tjera me të cilat konsumatorët po përballen janë:
1. Ulja e TVSH për mallrat e shitjes në 6% nga 20%, me efekt 140 milion euro përfitim për konsumatorët. Sigurisht do të ketë ulje të cmimeve, por sa do të jenë ato është për tu verifikuar. Në përgjithësi, uljet e TVSH në Shqipëri nuk kanë rezultuar efektive dhe më shumë ka përfituar biznesi sesa konsumatorët. 2. Rritja e TVSH nga 20 në 21% për të gjitha mallrat dhe shërbimet, me efekt 117 milion euro. Kjo masë mund të rrisë disi cmimet e mallrave të tjera, por jo sa të eklipsojë masën e uljes së TVSH për mallrat e shitjes, nëse kjo ulje do të shkojë tërësisht në përfitime për konsumatorët. 3. Zgjerimi i fashes që tatohet me 13% në tatimin mbi të ardhurat. Kjo është një levizje pozitive nga e cila do të përfitojnë direkt 22 milione euro rreth 26 mijë punonjës të cilët kryesisht i përkasin shtresës së mesme të shoqërisë. 4. Heqja e takses së qarkullimit të makinave e cila mblidhet nëpërmjet cmimit të karburanteve. Cmimi i karburanteve duhet të bjerë automatikisht me 32 lekë për liter. Pavarësisht krizës energjetike që ka përfshirë botën, cmimet e naftës tek ne nuk duhet të lejohen të kapercejnë nivelin 180-185 lekë për liter. Në një skenar të përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ky cmim nuk duhet të jetë mbi 150-160 lekë për liter. 5. Ulja e kufirit të qarkullimit dhe perfshirjes në skemen e TVSH të profesioneve të lira, nga 10 milione në 5 milione lekë, me efekt 50 milione euro në buxhet. Formalizimi në skemen e TVSH i avokateve, notereve, konsultanteve, mjekëve, dentisteve, etj. Me të ardhura jo të pakta, është një hap i domosdoshëm, i planifikuar për të marrë vite me parë. Fondi i përfituar nga kjo masë do të ishte e udhës për të shkuar për masa të tjera shtese për lehtësimin e kostove të jetës së konsumatorëve. 6. Rritja e normës së tatimit të fitimit dhe dividendit për korporatat nga 15% në 17% dhe nga 8% në 15%, me efekt në buxhet rreth 90 milione euro.
Dy masat e mesipërme, siç i ka thënë një gazetar, përbejnë hapin fillestar që kjo maxhorance të mos vazhdojë të punojë vetëm për oligarkët, por të fillojë të mendojë edhe për të varfërit. Ato janë rezultat direkt i protestave që në kushte të tjera maxhoranca nuk do të kishte marrë.
Sikurse theksova më sipër, këto masa janë të domosdoshme, por të pamjaftueshme për të mësuar gjendjen ekonomike të pjesës dermuese të popullsisë.
Shteti duhet të kontrollojë që një nga ndryshimet kryesore, ulja e TVSH për mallrat e shitjes të shkojë tërësisht në uljen e cmimeve të tyre. Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të ishte më e arsyeshmë që fondi prej 140 milione euro të alokohet për rritje shtese të pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, si një përfitim direkt i qytetarëve.
Qeveria ka paralajmëruar vendosjen e taksave të larta për shtëpitë e pabanuara. Besoj që kjo masë do të synojë dhjetra mijë apartamente që mbahen të pashitura në kushte kur cmimet e shitjes njohin vetëm rritje. Pavarësisht burimeve të financimit të këtyre banesave, është në interesin e shoqërisë që me masa drastike ata të detyrohen të futen në qarkullim ekonomik, duke ulur ndjeshëm cmimin për metër katror të banesave. Tolerimi i financimeve të dyshimta në ndërtim duhet, se paku, të kthehet në përfitim për të pastrehet dhe veçanërisht rininë dhe jo në spekulime të paskrupullta të atyre që qëndrojnë pas aktivitetëve të paligjshme dhe kriminale.
Po, opozita ku qëndron në këto zhvillime?
Thjesht prej shumë vitesh është kthyer në komentatore i maxhorances dhe kundërshtuese e çdo mase. Asnjë inisiativë për të propozuar ndryshime ekonomike dhe financiare në favor të atyre që pretendon se përfaqeson. Pa ide, e ndryshkur në liderësi, ajo vetëm grindet në parlament dhe del në rrugë.
Opozita, nisur nga përvojën e saj e herëshme, e di mjaft mirë që rruga nuk është mënyra që të sjell në pushtet. Pa reformim thelbesor të saj dhe pa program, ajo rrezikon që në zgjedhjet me të parë të rrudhet edhe më tej.