Siguria dhe bindja pa prova janë shqetësuese
Padituria mund të korrigjohej me dije, por siguria dhe bindja pa prova janë shqetësuese për shkak se nuk pranojnë se ka nevojë për shërim. Njeriu që nuk di mund të pyesë, por ai që është i bindur se di gjithçka nuk sheh asnjë arsye për të pyetur.

Siguria dhe bindja pa prova janë shqetësuese. Padituria mund të korrigjohej me dije, por siguria dhe bindja pa prova janë shqetësuese për shkak se nuk pranojnë se ka nevojë për shërim. Njeriu që nuk di mund të pyesë, por ai që është i bindur se di gjithçka nuk sheh asnjë arsye për të pyetur.
Nuk është problem e as gabim të gabosh. Të gabosh është njerëzor. Por të mos kesh asnjë provë, asnjë argument, asnjë dyshim dhe, megjithatë, të flasësh sikur ke në duar të vërtetë absolute, kjo është me të vërtetë shqetësuese.
Të ngatërosh bindjen me dijen, të këmbëngulësh me argumentin dhe të zërësh lartë me autoritetin, është shqetësuese. Të mos kesh fakte për të mbrojtur atë që thua dhe të sulmosh ata që kërkojnë, është shqetësuese. Kur mungesë e argumenteve, e mbulojë me britmat se janë të keqkuptuar; kur mungesë e provave e përdorin për të akuzuar të tjerët për padituri, kjo është vërteta e llahtarshme.
Se sa më pak di, aq më pak dyshojnë dhe, pikërisht aty ku duhet të fillojë pyetja, ata shpallin përfundimin. Kështu lindin paragjykimet, përhapen marrezitë dhe ndërtohen bindje që nuk i mbijetojnë dot asnjë fakt. Dhe sa më pak argumente të kësaj dikush, aq më fort ngre zërin, sikur volumi i zërit mund të zëvendësojë peshën e mendimit.
Por një gjë nuk bëhet fakt nga përsëritja, një budallallëk nuk bëhet argument nga këmbëngulja dhe një mendim nuk bëhet dije vetëm sepse thuhet me arrogancë.
Mendja e hapur nuk është shenjë dobësie. Është shenjë inteligjence. Të thuash "Nuk e di" kërkon ndershmëri intelektuale. Të thuash "Jam i sigurt!" pa pasur provë kërkon vetëm mungesë dyshimi. Sikundër nuk është dobësi toleranca, por vlerë.
E vërteta nuk ka nevojë për vetëbesimin tonë që të jetë e vërteta. Dhe një bindje, sado e forte të jetë, nuk bëhet fakt vetëm sepse dikush refuzon ta vërë në dyshim. Prandaj më frikëson më pak ai që nuk di, sesa ai që nuk di dhe është i bindur se të gjithë tjerët gabojnë.