Dua Lipa tërheq vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, duke diskutuar me shkrimtare dhe kritikë të njohur ndërkombëtarë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër. Festivali u shoqërua me biseda mes saj, shkrimtares Zadie Smith dhe ikonës së muzikës rock, Patti Smith. Ai është një nga ngjarjet letrare në kryeqytetin britanik që mbledh autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar mbi librat, krijimtarinë dhe zhvillimet në botën e letërsisë. Këtë vit, pjesëmarrja e këngëtares shqiptaro-britanike i dha ngjarjes edhe një dimension tjetër, duke tërhequr vëmendjen të angazhimit të saj në promovimin e leximit. Përveç karrierës së suksesshme muzikore, Dua Lipa njihet edhe për pasionin e saj ndaj librave. Ajo drejton klubin e leximit Service95, përmes të cilit rekomandon vepra letrare dhe zhvillon biseda dhe intervista me shkrimtarë të njohur, transmeton Telegrafi. Përmes këtij projekti, këngëtarja promovon letërsinë dhe krijon hapësirë për diskutime rreth librave dhe autorëve, duke deshmuar se angazhimi i saj shtrihet përtej muzikës. Pjesëmarrja në Festivalin e Letërsisë në Londër është një tjetër dëshmi e interesimit të saj për botën e librave dhe e ndikimit që artistët mund të kenë në nxitjen e leximit, duke afruar një publik më të gjerë me krijimtarinë letrare.