Zhupa: Rama është i tmerruar nga studentët dhe po merr masa mobilizuese
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mendimin e saj në lidhje me shtimin e 630 punonjësve në Policinë e Shtetit. Ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor fondet publike për të mbrojtur veten dhe se është i tmerruar nga protestat studentore.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mendimin e saj në lidhje me shtimin e 630 punonjësve në Policinë e Shtetit. Ajo ka komentuar se Rama është i frikësuar nga studentët dhe ndaj po merr masa mobilizuese si asnjëherë më parë.
"Ai përdor paratë e buxhetit të shtetit, paratë e shqiptarëve, që të marrë me shumë forca kundër protestës, që dhunojë protestuesit dhe që mbrojë Edi Ramanë", tha Zhupa.
Ajo thekson se qytetarët shqiptarë dhe studentët shqiptarë nuk duhet të frikësohen nga kjo masë dhe mos të ndalen në protestë përballë presionit dhunues policor të instaluar nga qeveria.
"Çdo ditë, çdo ditë në protestë për të kërkuar largimin e Edi Ramës", u shpreh Zhupa.