Ekonomia e Indisë pritet të rritet me 7,3% në vitin fiskal 2027
Ekonomia e Indisë pritet të rritet me 7,3% në vitin fiskal që përfundon në mars 2027, sipas vlerësimit të Ministrisë së Financave. Rritja e çmimeve të energjisë, presionet inflacioniste dhe pasiguria në tregjet ndërkombëtare mbeten rreziqet kryesore për ekonominë.

Ekonomia e Indisë pritet të rritet me 7,3% në vitin fiskal që përfundon në mars 2027, sipas vlerësimit të Ministrisë së Financave. Kjo vlerësim është më i optimistë se ai i Bankës Qendrore të Indisë, e cila në fillim të tetorit vlerësoi një rritje prej 7,1% për të njëjtin periudhë.
Sipas Reuters, në raportin ekonomik të publikuar më 29 tetor, Ministria e Financave thekson se inflacioni në muajt e ardhshëm do të varet nga furnizimi i tregut vendas me ushqime, luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe kushtet e likuiditetit në ekonomi.
Rritja ekonomike mbështetet nga kërkesa e brendshme, aktiviteti industrial, sektori i shërbimeve dhe zgjerimi i kreditimit. Ministria vlerëson se aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbështetet edhe nga investimet dhe reformat strukturore. Megjithatë, çmimet e larta të naftës dhe tensionet gjeopolitike po shtojnë presionin mbi kostot e prodhimit dhe importet. Luhatjet e çmimeve të energjisë janë ndër faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në ecurinë e inflacionit gjatë muajve të ardhshëm.
Një tjetër rrezik lidhet me fenomenin klimatik El Niño, intensifikimi i të cilit mund të ndikojë lagështinë e tokës përpara sezonit të mbjelljeve dimërore, duke krijuar pasiguri për prodhimin bujqësor dhe furnizimin me ushqime. Banka Qendrore e Indisë ka rritur se fundmi normën bazë të interesit, ndërsa Ministria e Financave vlerëson se efektiviteti i kësaj mase në kufizimin e efekteve dytësore të inflacionit do të varet nga administrimi aktiv i likuiditetit.
Presionet janë shfaqur edhe mbi monedhën vendase, rupinë, e cila është ndikuar nga çmimet e naftës, daljet e kapitalit nga investitorët e portofolit dhe pasiguria në tregjet globale. Megjithatë, India vazhdon të mbajë rezerva të konsiderueshme valutore. Sipas të dhënave të raportit, rezervat arrinën në 721 miliard dollarë më 16 tetor, një nivel i mjaftueshëm për të mbuluar 10,3 muaj importe.
Banka Qendrore ka ndërmarrë masa për sigurimin e likuiditetit në dollarë për kompanitë shtetërore të naftës dhe kufizimin e spekulimeve në tregun valutor, me synim zbutjen e luhatjeve të kursit të këmbimit dhe inflacionit të importuar. Ministria e Financave vlerëson se ekonomia indiane mbetet në pozicion të favorshëm për të ruajtur ritmin e zgjerimit, megjithëse tensionet gjeopolitike, paqëndrueshmëria e çmimeve të energjisë dhe shtrëngimi i kushteve financiare ndërkombëtare vazhdojnë të përbëjnë rreziqe për perspektivën ekonomike.