Ina Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për vendimin e qeverisë për shtimin e 630 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar atë si shenjë e frikës së Edi Rames përballë protestave studentore.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për vendimin e qeverisë për shtimin e 630 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar atë si shenjë e frikës së Edi Rames përballë protestave studentore. Ajo akuzon kryeministrin se po përdor paratë publike për të shtuar forcat që, sipas saj, synojnë të ushtrojnë represion ndaj qytetarëve dhe të mbrojnë pushtetin e tij. Zhupa thekson se studentët dhe qytetarët shqiptarë nuk do të ndalen përballë presionit policor dhe masave të tjera, ndërsa protesta do të vijojë çdo ditë me kërkesë për largimin e Edi Rames. Edi Rama është tmerruar nga protesta studentore. Dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka marë një vendim për të shtuar 630 punonjës të rinj në Policinë e Shtetit. 630 vetë, të cilët të përdorën për të dhunuar qytetarët shqiptarë, të përdorën si milici për të mbajtur karrigen me çdo kusht. Përdor paratë e buxhetit të shtetit, paratë e shqiptarëve, që të marrën me shumë forca kundër protestën, që dhunojnë protestuesit dhe që mbrojnë Edi Ramën. Ky është fundi i një diktatori. Kur frika bëhet aq e madhe sa duhet të shtosh forcat policore, e kupton që ora po të vjen. Qytetarët shqiptarë, studentët shqiptarë, nuk ndalen në protestën e tyre, pavarësisht masave ligjore që ti merr, shtimit të numrit të policëve apo çdo represioni tjetër që përdor në institucionet ku ata kryejnë shkollën apo kanë punën e tyre. Çdo ditë e më shumë, çdo ditë në protestë për të kërkuar largimin e Edi Ramës.