Vrasja e një shqiptari në Itali, një 29-vjeçar pranon përgjegjësinë për vrasjen e bashkëshortit të tij
Një shqiptar, 31-vjeçar, është gjetur i pajetë në një pusete betoni për kullimin e ujërave në Itali. Përgjegjësia për vrasjen e tij është pranuar nga një 29-vjeçar italian, banues në Longiano, i cili ishte takuar me viktimën mbrëmjen e zhdukjes.

Një shqiptar, 31-vjeçar, është gjetur i pajetë në një pusete betoni për kullimin e ujërave në Itali. Përgjegjësia për vrasjen e tij është pranuar nga një 29-vjeçar italian, banues në Longiano, i cili ishte takuar me viktimën mbrëmjen e zhdukjes. Sipas raportimit, shkak i konfliktit ishte një borxh i konsiderueshëm që i dyshuari kishte për drogë.
Gjatë marrjes në pyetje, 29-vjeçari ka pretenduar se ndihej i kërcënuar dhe kishte frikë për veten dhe familjen e tij. “Kisha frikë për veten dhe familjen time, u ndjeva i kërcënuar”, mësohet të ketë thënë ai, duke shpjeguar se kishte humbur kontrollin e situatës.
Sipas të njëjtit raportim, pas vrasjes, i dyshuari e kishte transportuar trupin e shqiptarit dhe e kishte fshehur në pus, pranë zonës së fushave. Më pas, dyshohet se i kishte vënë flakën makinës së viktimës, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.
Hetuesit kishin arritur te 29-vjeçari pasi kishin analizuar të dhënat e komunikimeve telefonike dhe kishin konstatuar se ai ishte personi i fundit që kishte pasur kontakte me Maxhallakun.
I dyshuari mbahej në kazermën e karabinierëve në Savignano dhe pritej të transferohej në burgun e Forlit, në pritje të seancës për vleftësimin e ndalimit. Ndërkohë, të shtunën pritej të caktohej eksperti për kryerjen e autopsisë.
Bashkëshortja e Denaldo Maxhallakut, e cila po asistohen nga avokati Raffaele Pacifico, ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e tij. Ajo tha se bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia më 8 tetor duke u thënë se do të shkonte në lokal dhe do të kthehej në mbrëmje.
“Ai ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe dhe ishte një punëtor i palodhur”, është shprehur ajo, sipas medias italiane.