Giorgia Meloni masë të re në projektbuxhetin e vitit 2027: Targat e personalizuara kundrejt 600 eurosh
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka propozuar një masë të re në projektbuxhetin e vitit 2027, e cila do të lejë qytetarët të zgjedhin targat e personalizuara për makinat dhe motoçikletat e tyre. Kjo mundësi do të ofrohet kundrejt një pagese prej 600 eurosh për makinat dhe 360 eurosh për motoçikletat.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka propozuar një masë të re në projektbuxhetin e vitit 2027, e cila do të lejë qytetarët të zgjedhin targat e personalizuara për makinat dhe motoçikletat e tyre. Masa e re është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027 dhe parashikon që kjo mundësi të ofrohet kundrejt një pagese prej 600 eurosh për makinat dhe 360 eurosh për motoçikletat.
Sipas rregullave të reja, nuk do të lejohen kombinime fyese, të paqarta apo të diskutueshme. Masa pritet të hyjë në fuqi në fund të prillit 2027.
"Kushdo që deshiron do të jetë në gjendje të përdorë imagjinatën e tij, kundrejt kostos përkatësise financiare. Dhe diçka më thotë se kreativiteti i italianëve mund të luajë një rol të madh", u shpreh Meloni.
Deri më tani, targat standarde italiane përbëhen nga dy shkronja, tre numra dhe dy shkronja të tjera në fund. Me ndryshimin e ri, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një kombinim të personalizuar, duke respektuar kufizimet e percaktuara nga rregullat.