Shtëllunga të mëdha tymi mbulojnë periferinë e Elbasanit
Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar periferinë e Elbasanit pas një zjarri që ka përfshirë mbetje të depozituara në brigjet e lumit Shkumbin.

Shtëllunga gjigante tymi të zi kanë mbuluar periferinë e Elbasanit pasditen e sotme pas një zjarri që ka përfshirë mbetje të depozituara në brigjet e lumit Shkumbin. Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun dhe vendndodhjen e vatrës së zjarrit, por dyshohet për djegjen e gomave të përdorura. Pas orës 17:00, sasi të mëdha tymi janë ngritur në lartësi të konsiderueshme, duke u përhapur në një hapsirë të gjerë dhe duke mbuluar pjesë të periferisë së qytetit. Pamjet e krijuara kanë ngritur shqetësimin e banorëve, veçanërisht në zonën e Bradasheshit, ku raportohet për një aromë të rendë dhe mbytëse. Intensiteti i tymit dhe përhapja e tij në atmosferë kanë shtuar shqetësimet për pamarsat e ndotjes dhe pasojat e mundshme për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.