Biznesi në bllok kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës
Tetë organizata përfaqësuese të biznesit kanë dalë publikisht kundër masave të reja të qeverisë për Paketin Fiskal 2027, duke paralajmëruar largim të investitorëve, zhvendosje të aktiviteteve drejt vendeve të rajonit, mbyllje kompanish, humbje të vendeve të punës dhe rritje të çmimeve.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka paralajmëruar se rritja e taksave mund të dekurajojë investitorët e huaj, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të pakëndshëm për bizneset e tyre. Shoqata e Investitorëve të Huaj vëren se pasiguria fiskale ndikon drejtpërdrejt në vendimet afatgjata të investimeve, ndërsa industrialistët italianë kërkojnë t'erheqjen e propozimeve që rrisin barrën tatimore.
Shoqatat e prodhuesve dhe eksportuesve paralajmërojnë se industria po humbet tregje dhe vende punë, ndërkohë që qeveria propozon kosto shtesë. Turizmi ngre alarmin për humbjen e konkurrueshmërisë në rajon, ndërsa profesionistët e lirë kundërshtojnë zgjerimin e detyrimeve tatimore dhe administrative.
Pas reagimeve të forta, qeveria është t'erhequr nga propozimi për rritjen e tatimit mbi fitimin, duke e lënë normën në 15%. Megjithatë, propozimet e tjera për rritjen e barrave fiskale kanë vazhduar të kundërshtohen nga organizatat e biznesit. Një shqetësim i përbashkët është edhe mungesa e konsultimeve të mjaftueshme dhe e analizave të ndikimit ekonomik.