Vuçiçi humbi, opozita u shkri; kush do ta kontrollojë Serbinë e re?
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit kanë prodhuar një ndryshim të renditjes në Serbi. Lëvizja studentore ka arritur të mundë koalicionin e Aleksandar Vuçiçit dhe të sigurojë shumicën parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit kanë prodhuar një ndryshim të renditjes në Serbi. Lëvizja studentore, e cila nisi si protestë kundër korrupsionit dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale, ka arritur të mundë koalicionin e Aleksandar Vuçiçit dhe të sigurojë shumicën parlamentare.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, nga 8338 qendra votimi të numëruara në totalin prej 8392, Lista Studentore ka marrë 53,04% të votave, ndërsa koalicioni “Aleksandar Vuçiçi, Serbia e Bashkuar” ka siguruar 38,97%.
Në një përllogaritje të mëparshme, Komisioni i kishte dhënë studentëve 140 mandate, koalicionit të Vuçiçit 104 dhe katër listave të pakicave kombëtare gjashtë mandate.
Rezultati ende nuk është përfundimtar, por raporti i forcave tregon se votuesit serbë kanë zgjedhur të ndëshkojnë modelin e qeverisjes që Partia Progresive Serbe, SNS, ndërtoi gjatë viteve në pushtet.
Megjithatë, kjo fitore nuk duhet ngatërruar me lindjen e një sistemi të ri dypartiak. Serbia nuk ka kaluar nga një model shumëpartiak në një model si ai amerikan apo britanik. Ajo ka kaluar nëpër një përplasje elektorale ku qëndrimi ndaj pushtetit të Vuçiçit u bë kriteri kryesor i votës.
Lista Studentore nuk është një parti tradicionale, me një ideologji të percaktuar dhe një strukturë të konsoliduar drejtuese. Ajo përfaqëson një bashkim i individësh dhe grupimesh me prejardhje të ndryshme politike dhe shoqërore, të cilët deri dje kishin një objektiv të përbashkët: largimin e pushtetit të vjetër.
Lëvizja mori përmase kombëtare pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor 2024. Protestat që kërkonin përgjegjësi për tragjedinë u kthyen gradualisht në një lëvizje kundër korrupsionit, kontrollit politik mbi institucionet dhe mënyrës se si qeverisohej Serbia.
Studentët arritën të bënë atë që partitë tradicionale opozitare nuk kishin arritur për vite: të bashkonin qytetarët që nuk ndanin domosdoshmërisht të njëjatat bindje politike, por që kërkonin ndryshimin e qeverisë.
Në listën e tyre hyjnë pedagogë, mjekë, artistë, përfaqësues të nismave qytetare dhe individë nga profesione të ndryshme. Disa parti opozitare vendosën të mos konkurrojnë me lista më vete, por të mbështesin lëvizjen studentore.
Kjo formulë funksionoi në zgjedhje. Por a do të funksionojë edhe në qeverisje?
Të bashkohesh për të rrëzuar një pushtet është një gjë. Të marrësh vendime për ekonomi, administratë, drejtësi, Kosovë dhe marrëdhënie të ndërkombëtare është diçka tjetër.
Deri tani, dallimet politike brenda kampit fitues kanë qëndruar në plan të dytë përballë objektivit të përbashkët. Me formimin e qeverisë, këto dallime do të kërkojnë përgjigje konkrete.
Një pjesë e mbështetësve të Listës Studentore mund të kërkojë reforma të thella institucionale, ndërsa grupe të tjera mund të kenë prioritete të ndryshme ekonomike dhe politike. Për sa kohë nuk ka një program të qartë qeverisë që i pajton këto qëndrime, shumica parlamentare nuk garanton automatikisht stabilitet politik.
Ndërkohë, rezultati ka krijuar një situatë të pazakontë për partitë tradicionale serbe.
Partia Progresive Serbe e Vuçiçit ka humbur zgjedhjet, por nuk është zhdukur politikisht. Me 104 mandate në përllogaritjen paraprake, SNS mbetet forca kryesore opozitare dhe ruan një rrjet të gjerë organizativ, të ndërtuar gjatë viteve të qeverisjes.
Pyetja është nëse ky rrjet do të funksionojë njësoj edhe pa kontrollin mbi qeverinë dhe administratën shtetërore.
Vuçiçi dhe...