Dëmtimi horror i Eljon Sota, mbrojtësi i Egnatias, rrezikon të mbyllë vitin e futbollit
Eljon Sota, mbrojtësi i Egnatias, ka pësuar një dëmtim horror gjatë një ndeshjeje, duke rrezikuar të mbyllë vitin e futbollit të tij.

Një moment i frikshëm ka tronditur sfidën mes Egnatias dhe Teutës, ku protagonist i një dëmtimi të rëndë u bë mbrojtësi i rrogozhinasve, Eljon Sota.
Ngjarja ndodhi pas minutave të 48-ta, kur lojtari pësoi një dëmtim të rëndë ndërsa po ndiqte aksionin në fushë. Situata alarmoi menjëherë stafin mjekësor, i cili hyri me urgjencë për të dhënë ndihmë të nevojshme futbollistit. Për shkak të incidentit, ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Shkalla e dëmtimit ngre shqetësimet serioze për kohën e rikuperimit të Sotës. Sipas pritshmërive paraprake, mbrojtësi mund të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushave, ndërsa ekziston mundësia që për të ky vit futbollistik të ketë përfunduar.
Një tjetër goditje e rëndë për trajnerin Nevil Dede, i cili duhet të përballet me një kalendar të ngjeshur ndeshjesh, por edhe me problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve. Egnatia ka vuajtur edhe me mungesën e rëndësishme, me Eneo Bitrin që qëndroi për disa javë jashtë fushave, ndërsa Soumalia Bakayoko vijon të jetë i dëmtuar.
Tashmë, mbetet për të parë se çfarë do të tregojnë ekzaminimet mjekësore për gjendjen e Eljon Sotës dhe sa gjatë do të detyrohet të qëndrojë larg fushës së blertë.